Sadiku: Për skuadrën e zemrës e kam thyer edhe telefonin

Drejtori i futbollit në Artmotion Arlind Sadiku, ka thënë se ka pasur raste kur ka qenë i nervozuar tejet i nervozuar për skuadrën e tij të preferuar.
Sadiku në emisionin “Botërori Special” në Klan Kosova tha se në një moment e ka thyer edhe telefonin e tij.
“E kam thyer një telefon. Kemi qenë në zyrë duke e shikuar Arsenalin, luante Tottenhami me Arsenalin dhe Granit Xhaka e bëri një penallti. Isha tejet i nervozuar dhe e theva telefonin”, tha Sadiku.