Dua Lipa takohet me legjendën e Rolling Stones, a po vjen bashkëpunimi?

Dua Lipa ka takuar një nga emrat më të njohur të muzikës botërore.
Bëhet fjalë për Mick Jagger, vokalistin kryesor dhe një nga themeluesit e Rolling Stones.
Këngëtarja 27 vjeçare ndau disa momente në Instagram me legjendën e Rolling Stones.
Ndërsa është e paqartë nëse dyshja po punojnë së bashku, është raportuar se The Rolling Stones do të publikonin albumin e ri vitin e ardhshëm.
Albumi do të jetë albumi i parë i Mick, Keith Richards dhe Ronnie Wood në 18 vjet dhe i pari që nga vdekja e bateristit Charlie Watts vitin e kaluar.

Fotografitë e shkrepura me Jagger, Dua i kishte vendosur edhe në tavolinën e punës në studion e saj, që ngjallin dyshimet se mund të ketë ndonjë bashkëpunim mes dyshës.

Kujtojmë se ylli botëror me prejardhje shqiptare tashmë ka një këngë me legjendën e muzikës, Elton John.