75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / S Z

Nagavci uron 28 Nëntorin, thotë se është dita më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar këtë ditë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, duke e cilësuar këtë si ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave ndër kombin shqiptar që dhanë jetën për të vendosur e forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi, gjithnjë për çlirim. Të gjithë shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit”,  ka shkruar Nagavci në Facebook.