75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / C E

Gareth Southgate: Bale i aftë të prodhojë momente të shkëlqyera individuale

Ditën e sotme do të startojë xhiro e tretë dhe e fundit e ndeshjeve të fazës së grupeve të Botërorit “Katar 2022”. Në orën 16:00 do të vendosen fatet e grupit A, ku Senegali do të përballet me Ekuadorin dhe Hollanda me Katarin, ndërsa në orën 20:00 do të përballen Iran-USA dhe Angli-Uells.

Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshje Angli-Uells, tekniku i “tre luanëve”, Gareth Southgate ka vlerësuar aftësitë e sulmuesit uellsian Gareth Bale, duke e konsideruar atë si një lojtar të aftë, që shkëlqen në momente të rëndësishme.

“Kjo do të varet nga roli që luan, por ne e dimë se ai është i aftë të prodhojë momente të shkëlqyera individuale , si brenda ashtu edhe rreth zonës.”,- u shpreh Southgate për liderin e Uellsit.