Goli i Ronaldos apo Bruno Fernandes? Ja çfarë tregojnë senzorët e topit

Cristiano mendoi se pas Ganës, kishte shënuar edhe ndaj Uruguait. Por pas disa minutash konfuzion, emri i tij u hoq nga grafikët zyrtare. Dhe kjo falë sensorëve në topin PS.

Duke parë festën e golit, të gjithë u bindën se Ronaldo e preku atë top. Po bënte gjeste, duke ngritur krahët, duke treguar bicepsin.

Më pas, FIFA përdori teknologjinë dhe hoqi dilemat. Topi zyrtar i Adidas “Al Rihla” ka sensorë që reagojnë në prekje dhe i japin informacion dhomës VAR.
Edhe pse ishte afër topit, sensorët nuk u dëgjuan fare kur Ronaldo u hodh dhe Fernandes doli që ishte golashënuesi i vërtetë./Indeksonline/
#Ronaldo𓃵 Goal against Uruguay #FIFAWorldCupQatar2022 pic.twitter.com/DXzFn92oMQ
— Vikkie (@vikkieCR7) November 28, 2022