16 kompani në listën e zezë të OSHP-së, tre kompani tentuan ta mashtrojnë Policinë

Gjykata e Tenderëve ka fut në listë të zezë 16 kompani, të cilat dyshohet se gjatë proceseve tenderuese kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Lista e Zezë e Organit Shqyrtues të Prokurimit është aktivizuar pas një pauze të gjatë.
Sipas vendimit të Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), del në pah se në tenderin për furnizimin e Policisë së Kosovës me “Uniforma Operacionale”, janë futë në listë të zezë tre kompani të cilat dyshohet se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Kompanitë të cilat dyshohet se kanë mashtruar janë “BE NEW L.L.C., Sabit Maliqi dhe kompania Exim Jatex SH.P.K. Këto kompani nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në asnjë procedurë publike të tenderimit deri në korrik të vitit të ardhshëm, raporton IndeksonOnline.
Në arsyetimin e OSHP-së thuhet se Policia e Kosovës në cilësinë e autoritetit Kontraktues, ka dorëzuar në OSHP, kërkesën për aplikim të masave sipas nenit 99 pika 2, të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), ndaj Operatorit Ekonomik si në vijim, “Sabit Maliqi B.I” me seli në Prishtinë nën pohimin se ekziston dyshimi për “paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga Operatori ekonomik” ashtu sikur parashihet me nenin 99 paragrafi 2 të LPP-së.
Në kërkesën e cituar si më sipër AK ka theksuar se , Policia e Kosovës në cilësinë e AK e ka iniciuar procedurën për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me uniforma operacionale” me numër të aktivitetit 214-21-9106-1-1-1, me ç’rast është bërë publikimi i njoftimit për kontratë dhe është aplikuar procedurë e hapur, siç parashihet mes tjerash me nenin8,9, dhe 22, të Ligjit për Prokurim publik, Si datë për dorëzimin e ofertave është caktuar data 25.01.2022, kurse AK ka pranuar gjithsejtë katër oferta (përmes postës elektronike) për aktivitetin e prokurimit të përshkruar si më sipër. Njëherësh secili nga operatorët ekonomik i kanë dorëzuar mostrat përkatëse të cilat janë parashikuar sipas dosjes së tenderit dhe të njëjtat janë evidentuar në procesverbalin mbi pranimin e ofertave. Komisioni i ri-ri vlerësimit i AK, me rastin e pranimit të ofertave dhe vlerësimit të tyre, ka hartuar nga një raport teknik për materialet e dorëzuara nga secili OE dhe gjetjet e konstatuara lidhur me to. Gjatë procedurës së vlerësimit , AK ka konstatuar se” OE “Sabit Maliqi B.I” i ka paraqitur po ashtu produktet e prodhuesit UF PRO, duke i prezantuar të njëjtat si mostra , respektivisht prodhime të prodhuesit “ATT Stil tekstil” me seli në Turqi:
(Video)
Gjetjet e përshkruara nënkuptojnë faktin se veprimet e OE, në kuptimin se si janë përshkruar ato si më sipër , kanë të bëjnë me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga operatori ekonomik, sikurse parashihet me nenin 99, paragrafi 2, të LPP dhe për këtë arsye AK ka paraqitur në OSHP me datën 10.06.2022, kërkesën për inicimin e procedurës së rikualifikimit në kuptim të dispozitës së cituar si më sipër, për të cilën është njoftuar OE.
Paneli shqyrtues pas analizimit të shkresave dhe fakteve të lëndës, deklarimeve të palëve në seancën e shqyrtimit kryesor ka konstatuar se, marr parasysh faktin se OE pjesëmarrës në aktivitetin e prokurimit kanë dorëzuar mostrat të një prodhuesi të caktuar duke i prezantuar si mostra të prodhuesve të tjerë, nënkupton se operatori ka bërë paraqitje të dokumenteve të rreme, kurse nga ana tjetër kanë nënshkruar deklaratën nën betim sipas të cilës dëshmojnë se nuk kanë ofertuar me ndonjë dokument të rrejshëm në aktivitetin e prokurimit në rastin konkret. Nga përmbajtja e deklarimeve të secilit OE, konstatohet se asnjeri prej tyre nuk mohon faktin se kanë dorëzuar mostrat te një prodhuesi të caktuara duke i prezantuar si mostra të prodhuara nga disa prodhues të tjerë. Kjo nënkupton se kanë ofertuar me dokumente të falsifikuara. Gjatë administrimit të provave, vlerësimit të tyre dhe dëgjimit të palëve Paneli shqyrtues konsideron se operatori ekonomik në fjalë duhet të diskualifikohen nga pjesëmarrja në këtë aktivitet të prokurimit dhe tu ndalohet e drejta për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit publik në periudhën prej 9 muaj duke filluar nga 11.10.2022 deri më 10.07.2023.
(Dokumente)




