15:23 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / S Z

Për tre muaj 189 pacientë morën trajtim në Pulmologji

Nga korriku deri në shtator të këtij viti, në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 189 pacientë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) për tre muaj, sipas raportit të punës, u kryen 167 bronkoskopi, 254 punksione pleurave dhe 368 eho të mushkërive.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore sipas raportit tre mujor të Klinikës së Pulmologjisë, u realizuan 198 spirometri./IndeksOnline/