Japonia përmbys Spanjën dhe kualifikohen tutje së bashku

Japonia dhe Spanja janë kualifikuar për fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.
“Samurajët” fituan arritën ta përmbysin rezultatin në pjesën e dytë duke fituar me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Me këtë fitore Japonia ka përfunduar e para në Grupin E me 6 pikë, dhe kualifikohet së bashku me Spanjën e cila ka 4 pikë.
Katër pikë ka edhe gjermania e cila mposhti Kosta Ricën me rezultat 4-2, por që eliminohet shkaku i golldallimit./IndeksOnline/