75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / mp

Projektligji për çmimet tavan që LDK e dërgoi në kushtetuese, Ministria: Është në harmoni me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese , ende nuk ka dal me një vendim mbi kushtetutshmërinë për Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,  që ditë më parë është dërguar në Kushtetuese nga deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).  Por  zyrtarë  të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  konsiderojnë se projektligji nuk është në kundërshtim me kushtetutën.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë konstaton se Projektligji  nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg nuk është në kundërshtim me Kushtetutën,  bazuar në shtojcën 12 të Rregullores (QRK) – NR. 02/2021 Për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive ku fusha e Ministrisë së Tregtisë  bën përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, dhe Propozon projektligje në kuadër të fushës së përgjegjësisë administrative të ministrisë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit  andaj ky projektligj ka  për qëllim të rregullojë masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët, në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg dhe mënyrën e zbatimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Indeksonline.

Po ashtu  ky projektligj, sipas ministrisë, është shqyrtuar paraprakisht edhe nga Zyra Ligjore me dispozitat kushtetuese e cila bazuar në nenin 15 të Rregullores NR.13/2013 Për Shërbimin Ligjor Qeveritar. “Zyra Ligjore e Kryeministrit e cila pas pranimit të projekt aktit normativ, me të gjitha shkresat përcjellëse, nga ministria përkatëse, shqyrton konsistencën me dispozitat kushtetuese dhe ligjore si dhe ecurinë procedurale të projekt aktit dhe standardet e hartimit të legjislacionit”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Megjithatë, nga ministria kanë thënë se prapë kushtutshëmria e projektligjit është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.

Këto janë disa nga shkeljet që i ka konstatuar LDK-ja, të cilat i ka siguruar “Indeksonline” .

Dokumenti:

Ky ligj në Kuvend është miratuar më 8 nëntor dhe me të parashihet vendosja e çmimeve tavan tek produktet esenciale, në raste të destabilizimit në treg./Indeksonline/