Gjilani stoliset me flamuj zviceran, “për hatër” të Shaqës!

Qyteti i Gjilanit është stolisur ditën e sotme me flamuj zviceran.
Ky veprim i komunës erdhi me rastin e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për Kampionatin Botëror, “Qatari 2022”.
Konkretisht, gjilanasit me këtë veprim i japin përkrahje të madhe futbollistit zviceran, me origjinë nga Zhegra, Xherdan Shaqiri.

Kujtojmë se kjo super-ndeshje zhvillohen sonte nga ora 20:00.

Në ekipin e helvetikëve luajnë tre shqiptarë; Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. /Indeksonline/