75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

Motra e Georgina Rodriguez: Ajo është njeri i poshtër!

Georgina Rodríguez duket se nuk ka marrëdhëniet më të mira me motrën e saj Patricia.

Në programin Telecinco ‘Socialité’, Patricia ka sulmuar gruane Ronaldos duke e quajtur të poshtër.

Madje, motra e Georginas ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione në pah për të.

“Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen time ekonomike. Ajo qeshet me situatën time dhe ndihet e lumtur për këtë. Motra ime është një person i keq dhe një vajzë e poshtër.Asnjëherë nuk i kam kërkuar para Georginës, gjithçka që kam bërë është të kërkoj ndihmë për fëmijët e mi. Nuk dua para, thjesht i dhashë numrin e telefonit të shkollës që ajo të mund t’i kontaktonte që të ndihmonte fëmijët e mi për të blerë libra kursi” ka thënë Patricia, motra e Georginas./Indeksonline/