75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Irkenc Hyka zbulon gjininë e foshnjës

Një nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte edhe këngëtari i njohur Irkenc Hyka i cili dhuroi nje larmishmëri emocionesh në këtë mbrëmje.

Përpos lojërave, këngëve, të qeshurave nuk mund të mungonin as pyetjet rreth jetës së tij private, për të cilën publiku është shumë kureshtar por nga ana tjetër Irkenci është tepër I rezervuar.

Në një sfidë ku të ftuarit duhej t’i bënin pyetje ngacmuese njëri-tjetrit, pyetja që iu drejtua Irkencit nga Zaimina Vasjari ishte rreth gjinisë së bebit.

Këngëtari së fundmi ka zbuluar që partnerja e tij është në pritjen e ëmbël, por gjininë e kanë mbajtur të fshehtë.

Megjithatë Irkenci ndau lajmin e gjinisë, ekskluzivisht vetëm për “Zemër Luana” ai zbuloi që është në pritje të një djali.