Macron mbërrin në Samitin e BE-së, pritet nga Edi Rama

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.
Macron është pritur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
44 delegacione janë pjesëmarrëse në këtë samit, një pjesë e së cilës mbërriti në Tiranë pasditen e djeshme.
Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE./IndeksOnline/
