75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / B O

Berisha pranon detyrën si Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A

Është bërë pranim – dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, ndërmjet U.D Kryeshefit Ekzekutiv, Bashkim Beha dhe Kryeshefit të sapo zgjedhur, Arton Berisha.

U.D. Beha, i uroi Kryeshefit të ri Arton Berisha detyrën e re të Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, duke e njoftuar për projektet e Ndërmarrjes, rrjedhën e zhvillimeve, dhe në të njëjtën kohë duke i dorëzuar të gjithë dokumentacionin relevant të zyrës së Kryeshefit dhe të Ndërmarrjes në përgjithësi.

Kryeshefi Ekzekutiv Berisha e falënderoi U.D. Behën për angazhimin e deritanishëm duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme profesionale.

Kryeshefi Ekzekutiv, Berisha shprehu gadishmërinë e tij për punë dhe bashkëpunim me të gjithë menaxhmentin dhe stafin e Ndërmarrjes, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm te të gjitha projekteve të NPB-së.

Berisha vjen me një përvojë profesionale si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike për disa vite me radhë, pastaj Drejtor i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Anëtar Bordi në Fondin Kosovar për Efiqencë të Energjisë, si dhe përvoja të tjera institucionale.