Zyrtare: Samir Zekiqi bëhet lojtar i Pejës
Basketbollisti Samir Zekiqi, karrierën e tij do ta vazhdojë tek klubi Peja.
Ai tashmë është zyrtarizuar tek klubi pejan.
Zekiqi edicionin e kaluar luajti për klubin mitrovicas Trepça.
“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Samir Zekiqin. Samiri, i cili së fundi ishte pjesë e KB Trepçës, do na bashkohet nga afati dimëror dhe do jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonin pranverore”, thuhet në njoftim.
Vëllezërit Zekiqi vitin e kaluar të tre luanin për klubin e qytetit të tyre.
Kurse, sivjet të tre luajnë në klube të ndryshme.
Ramadan Zekiqi në Rahovec e Burim Zekiqi në Vëllaznim.