75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / B O

Berisha shfaqet me syze dielli dy ditë pas incidentit, pret Stipe Mesiçin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur këtë të enjtë në takim ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, i cili konsiderohet “miku i shqiptarëve”. Takimi është zhvilluar në zyrën e tij në selinë e PD.

Theksojmë se ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës, ku lideri i PD u sulmua me grusht në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu. Gjatë këtij takimi dy palësh, Berisha shafqet me syze dielli, ndërsa bisedon me Mesiç.

Kujtojmë se protesta e opozitës u zhvillua më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt dhe samiti i BE me Ballkanin Perëndimr në Tiranë. Gjatë tubimit Berisha u përfshi në një incident, ku u qëllua me grusht në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu, i cili u neutralizua menjëherë nga truprojat.

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë, pasi u godit nga truprojat dhe më pas u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës, aty ku edhe u arrestua më vonë nga Policia e kryeqytetit.