75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / B O

Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë para komunës, duan rritje pagash

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat po protestojnë para objektit të komunës së Prishtinës.

Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve po kërkojnë rritjen e pagave.

Të mërkurën kryetari Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për këtë protestë pas takimit me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të disa shkollave dhe qendrave të mjekësisë familjare të Prishtinës.

Ai kishte thënë se paga prej 230 eurove ishte e pamjaftueshme për këta punëtorë, andaj shpresonte se me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, do të arrihej një marrëveshje sa u përket kërkesave të tyre.