75 Mall Live Search
19:40 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Dalić: Lojtarët e mi nuk janë normal

Kroacia është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Botës.

Ata në çerkfinale mposhtën Brazilin, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja pas Extra-Time përfundoi me rezultat 1-1 me golat e Neymar për Brazilin dhe Bruno Petkovicit për Kroacinë.

Kroacia u tregua më e mirë gjatë ekzekutimit të penalltive duke shënuar 4 herë ndërsa Brazili shënoi 2 nga 4 penalltit.

Pas ndeshjes trajneri kroat Zlatko Dalić, tha se lojtarët e tij nuk janë normal.

“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin. Gjithçka do të doja të përshëndes miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, mbrojtës kroatë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, tha Zlatko Dalić pas ndeshjes për HRT./IndeksOnline/