Southgate tregon a do të largohet nga drejtimi i Anglisë

Anglia është eliminuar nga Kampionati Botëror ”KATAR 2022”
Tre Luanët u mposhtën në çerekfinale nga Franca me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshje, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, foli për ndeshjen ndaj Francës dhe të ardhmen e tij te kombëtarja angleze.
“Performanca jonë ishte e mirë, por golat janë vendimtarë. Thjesht u thashë lojtarëve se nuk mund të kishin dhënë më shumë. Jam krenar për mënyrën se si luajtëm në Kupën e Botës”, ka thënë ai në një deklaratë për ITV.
Për paraqitjen e gjyqtarit: “Nuk ia vlen të flasim. Dua të veçoj lojtarët. Urime Francës. Ata e dinë se kanë kaluar shumë vështirësi. Nuk mendoj se mund të kishim bërë më shumë”.
Southgate mbrojti Harry Kane, i cili humbi një penallti: “Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne. Ne gjithmonë mund të mbështetemi tek ai. Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishin për golat që shënuam”.
Trajneri foli edhe për të ardhmen e tij: “Pas çdo gare flasim dhe reflektojmë. Na duhet pak kohë për të vendosur.”/IndeksOnline/