75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Sot zhvillohet ndeshja e fundit në Superligën e Kosovës

Sot zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të ‘AlbiMall’ Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi , Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës, më fillim nga ora 13:00.

Aktualisht Ballkani gjendet në vendit e dytë me 37 pikë, kurse Prishtina zë vendin e katërt me 26 pikë.

Renditja e ekipeve nga pikëve mund të ndryshojë vetëm nëse njëri nga ekipet shënon fitore, barazimi lë këto dy ekipe në vendet që janë momentalisht./IndeksOnline/