Marcelo Brozovic, maratonisti që pi duhan

Me Luka Modric dhe Mateo Kovacic, ata përbëjnë ndoshta qendrën më të kompletuar në Botëror.
Asi i Interit në ndeshjen e Kroacisë ndaj Japonisë ka thyer rekordin e tij kilometra në një ndeshje të turneut.
Mesfushori 30-vjeçar përshkoi një distancë prej 16.7 kilometra në kohën e rregullt dhe shtesë. Në vitin 2018, në gjysmëfinalen kundër Anglisë që shkoi edhe në kohë shtesë Brozovic kishte bërë 16.3 kilometra.
E megjithatë, Brozovic është një makinë e palodhur në qendër të fushës, edhe pse ai është, edhe herë pas here, duhanpirës. Vetëm disa orë para se Kroacia të eliminohej nga Spanja në kohën shtesë për 1/16 e fundit të Euro 2021, ai u kap duke blerë paketa cigaresh, një veprim që u kritikua shumë në atë kohë.
Dhe nuk ishte hera e vetme. Në maj, pasi mundi Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, ai nuk ngurroi të fotografohej në dhomën e zhveshjes duke pirë duhan me portierin e tretë të skuadrës, Alex Kordac. Në fakt, Raja Nainggolan, i cili nuk ka ngurruar të pijë duhan edhe në stolin e skuadrës së tij gjatë një ndeshje, e kishte pyetur në një postimin përkatës “A pi duhan?”, me Brozovic duke u përgjigjur ” Ndonjëherë, po”.