75 Mall Live Search
10:38 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë në Birmingham, të paktën 6 të vdekur [Foto]

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Birmingham të Anglisë, ku 6 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Disa automjete janë përfshirë në një aksident të tmerrshëm rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.

Policia ka konfirmuar 6 të vdekurit, ndërsa imazhe tronditëse nga aksidenti janë shpërndarë në media.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta./Indeksonline/