Banorët e kalojnë me sukses lojën me tullumbace, i shpërthejnë brenda 5 minutave
Banorët e Big Brother VIP Kosova sot kishin një sfidë goxha interesante për ta kaluar.
Atyre iu desh t’i shpërthenin shumë tullumbace brenda 10 minutave, për të pasur energji elektrike gjatë gjithë kohës.
Stresi zgjodhi Andin, Urimin, Vivien dhe Gigin si katër banorët që do ta përfundonin me sukses lojën.
Dhe kështu ndodhi.
Ata ia arritën ta kalonin këtë sfidë brenda pesë minutave, njofton Klankosova.tv.

