75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / AR

Arrestohet gjakovarja, e mori pensionin e burrit të vdekur!

Raportohet se është arrestuar një femër nën dyshimin se nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensional të Kosovës.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është  raportuar se personi i dyshuari, femer/kosovare kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile.   Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuaren. E njëjta pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është liruar. Rasti kalon në procedurë të rregullt”. /Indeksonline/