75 Mall Live Search
20:49 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Franca shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Marokos

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysëmfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokos.

Tre kolorët kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në pjesën e parë e ka shënuar Theo Hernandez në minutën e 5-të.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje në finale do të përballet me Argjentinën./IndeksOnline/