64 ukrainas dhe një amerikan lirohen pas shkëmbimit me të burgosur rusë

Presidenti ukrainas tha se kishte siguruar lirimin e 64 trupave ukrainase dhe një qytetari amerikan në këmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën, sipas The Guardian.
“Janë 64 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që luftuan në Donetsk dhe Luhansk veçanërisht në mbrojtjen e Bakmutit që po kthehen në shtëpi. Katër oficerë dhe 60 privatë dhe rreshter. Mes tyre ka të plagosur rëndë.”
Një shtetas amerikan i cili u arrestua nga separatistët pro-rusë në Ukrainë gjatë verës është liruar gjithashtu si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me Ukrainën, tha të mërkurën kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës, që nga nisja e saj në shkurt./abcnews.al/