Murati: Është buxheti më i lartë ndonjëherë, i plotëson nevojat e qytetarëve

Ministri i Punës, Financave dhe Trasfereve, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti aktual i prezentuar në Kuvendin e Kosovës është më i larti ndonjëherë.
Më tej, ai ka thënë se ky buxhet kap vlerën prej 3.2 miliardë eurosh.
Tutje, ai ka thënë se ky buxhet i plotëson nevojat e qytetarëve dhe priroritetet e Qeverisë.
“Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023, është një buxhet më i larti ndonjëherë, e kap vlerën mbi 3.2 miliardë euro ose 3 miliardë e 212 milionë euro, por nëse merren parasysh edhe amendamentet që kanë kaluar në komision, atëherë tejkalon shifrën prej 3 miliardë e 225 milionë euro. Grupi punues ka shqyrtuar amendamentet, kanë qenë kryesisht disa ndryshime që janë bërë për të akomoduar projektet që janë me marrëveshje financiare ndërkombëtare… Ka pasur edhe disa korrigjime të tjera të cilat bashkë me anëtarët e komisionit i kemi trajtuar, ndërsa një pjesë e madhe e amendamenteve nuk janë miratuar. Në tërësi është një buxhet I hartuar, I cili plotëson nevojat dhe prioritetet e qeverisë dhe nevojat e qytetarëve. Ju ftoj edhe një herë që bashkë me amendamentet që ka miratuar komisioni, ta mbështesni këtë projektligj”, tha Murati.