Policia jep detaje për therjen me thikë në Dardani

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet të jetë sulmuar me thikë.
Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur në sheshin “Bill Klinton” në Prishtinë.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
