Arrestohet një tjetër ish-polic serb

Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica veriore është arrestuar mbrëmjen e sotme.
Në rrjetet sociale ka dalë lajmi se serbi është arrestuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, shkruan Kosovo-Online.
Ende nuk dihet vendndodhja e arrestimit, teksa thuhet se i dyshuari, S.T., jeton në Lagjën e Boshnjakëve dhe është një nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ka lënë shërbimin.
Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar edhe gruaja e të arrestuarit, e cila ka shtuar se ai akuzohet për krime lufte.