Intervista emocionuese e Albina Kelmendit me nënën e saj, nga Kosova drejt Eurovizionit

Në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuara Albana dhe Albina Kelmendi. Ato treguan marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën si nënë e bijë, por dhe si dy këngëtare kur janë në skenë apo projekte muzikore. Në fakt të gjithë pjesëtarët e familjes Kelmendi merren drejtpërdrejtë me muzikë, aq sa kanë krijuar edhe bandën “The Family Band”.
Kjo bandë do të jetë konkurruese në Festivalin e RTSH. Por a e synojnë ata rrugën drejt Eurovizionit? Ata thanë për Abc e Pasdites se festivalin gjithmonë e kanë ndjekur me shumë kërshëri dhe këtë vit që janë konkurrentë kanë ardhur të bëjnë më të mirën. Madje edhe të dalin fitues.