75 Mall Live Search
19:44 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / MSH

Aksident në rrugën Pejë-Deçan, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka përfshirë tri vetura.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Pejë-Deçan, më saktësisht në fshatin Strellc i Epërm.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të aksidentuarit ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është bartur me autoambulancë në QKMF-në e Deçanit.

“Policia e Stacionit të Deçanit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, duke bërë përpjekje për mos pengim të qarkullimit” thuhet në njoftimin e policisë.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.