Nasser Al Khelaifi thotë se Messi do ta vazhdojë kontratën me PSG-në

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, beson se Lionel Messi do të vazhdoj kontratën me klubin francez.
Ka pasur zëra se Messi mund të rikthehet te Barcelona apo të vazhdoj karrierën në kampionatin amerikan MLS, por që janë shuar nga Khelaifi, transmeton IndeksOnline.
“Nëse ne të dy duam të vazhdojmë, ai do të qëndrojë me ne. Menduam se do të flisnim pas Kupës së Botës. Unë e konfirmoj se ai është shumë i lumtur te klubi ynë, ai po kalon një sezon të shkëlqyer. Mendoj se Messi dëshiron të qëndrojë”, ka deklaruar Nasser Al Khelaifi për “RMC Sport”./IndeksOnline/