Përfundon pjesa e parë, Argjentina me ‘një këmbë’ te Kupa e Botës

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Botës që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Pas 45 minutash lojë, Argjentina është në epërsi të dyfishtë përballë Francës, shkruan Indeksonline.
Golat për Argjentinën e realizuan Lionel Messi në minutën e 23-të dhe Angel Di Maria në minutën e 36-të.
Franca në pjesën e parë nuk ka treguar lojë duke iu pamundësuar dalja në sulm. /IndeksOnline/