75 Mall Live Search
21:16 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / C E

Scaloni: Kemi lindur për të vuajtur

Argjentina e Scalonit fitoi Kupën e Botës 2022 duke mundur Francën me penallti në një nga finalet më emocionuese të Kupës së Botës ndonjëherë.

Edhe pse ishin duke avancuar me dy gola në pjesën e parë, “Albiceleste” lëshuan rezultatin duke pësuar dy gola brenda 97 sekondave me dhjetë minuta të mbetura, por pastaj rikthyen avantazhin me Messin në kohën shtesë dhe më pas pësoi një hat-trick nga Mbappé.

Megjithatë, Argjentina triumfoi me penallti dhe emocionoi edhe vetë trajnerin Lionel Scaloni.

“Ende nuk e kam kuptuar, është shumë mirë të jesh kampion bote”, tha i emocionuar ai.

“Ne mund të kemi vuajtur kaq shumë, por kjo skuadër është bërë të vuajë dhe di të reagojë ndaj gjithçkaje”, shtoi ai.

Në çdo rast, Botërori në Katar filloi me një disfatë të bujshme ndaj Arabisë Saudite për Argjentinën dhe për këtë pati një përgjigjet edhe vet Scaloni.

:”Jam i emocionuar dhe krenar për ekipin tim, pas kaq shumë kritikash tani le ta shijojmë triumfin sepse e merituam. Gjithçka falë lojtarëve të mi. Unë kam një grup të mrekullueshëm”, tha në fund ai.