75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / LB

Hoti ‘godet’ Qeverinë: Po promovojnë projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguas pas fillimit të punimeve në fazën e dytë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë- Mitrovicë.

Deputeti i LDK-së ka thënë se nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”.

“Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë.

Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve.