75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 20 Dhjetor 2022 / B O

Fillon asfaltimi i rrugës “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Rruga që çon tek Pallati i Drejtësisë pritet të përfundoj brenda javës.

Për të parë nga afër punimet në terren ka dal edhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi.

“Po asfaltohet rruga “Nekibe Kelmendi”, arterie shumë e rëndësishme për zhvillimin e Prishtinës së re.
Bashkë për Prishtinën çfarë e duam” shkruan Xhaferi në njoftim./Indeksonline/