“Po vijnë”, publikohen prapaskena nga skeçi i Vedatit e Mensurit

Dyshja e njohur Vedat Bajrami e Mensur Safqiu kanë përgatitur skeçe për festat e fundvitit.
Këtë e kishte konfirmuar ditë më parë për Indeksonline aktori Vedat Bajrami.
Ndërsa minuta më parë në “Instastory” ka shpërndarë një imazh nga prapaskenat e xhirimeve.
“Po vijnë”, është mbishkrimi i postimit, i cili padyshim do të mirëpritet nga fansat e dyshes./Indeksonline/
