75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / L K

Kupa e Spanjës: Nuk ka surpriza, Real dhe Barcelona me fat në short

Kupa e Spanjës ka mësuar çiftet e raundit të 16-ve mesditën e kësaj të premte.

Ekipet kryesore të shortit janë: Barcelona, ​​Real Madrid, Real Betis, Valencia, Elche, Getafe, Mallorca, Athletic, Villarreal, Espanyol, Rayo Vallecano, Sevilla, Osasuna, Real Sociedad, Celta, Atletico Madrid, Real Valladolid

Ekipet e dyta në listë janë: Pontevedra CF, AD Ceuta, CF Intercity, UD Logrones, Eldense, Linares Deportivo, Nastic de Tarragona, La Nucia.

Skuadrat e renditura më posht nga ana e RFEF-it, federates spanjolle janë: CD Ibiza-Pitiusas, CP Cacereno.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë me fat në short, teksa do të përballen me skuadrat e kategorisë së ulët, përkatësisht Cacereno dhe Intercity.

Mallorca e Vedat Muriqit do të përballet me Pontevedra e ligës së tretë. Espanyol i Keidi Bare nuk ka pasur shumë fat, teksa përballë do të ketë skuadrën e La Liga-s, Celta Vigo-n.

Çiftet e përcaktuara nga shorti:

CD Ibiza-Pitiusas vs Real Betis

Cacereno – Real Madrid

Intercity – Barcelona

La Nucia-Valencia

Logrones-Real Sociedad

Eldense – Athletic

Pontevedra – Mallorca

Gimnastic de Tarragona – Osasuna

Linares – Sevilla

Ceuta – Elche

Alaves – Valladolid

Levante – Getafe

Oviedo – Atletico Madrid

Cartagena – Villarreal

Sporting – Rayo

Espanyol – Celta

Ndeshjet do të jenë vetëm me një takim, me eliminim direkt, jo me sistem vajtje-ardhje. Sfidat do të zhvillohen më 3-4-5 janar 2023.