75 Mall Live Search
15:18 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

E kryer, Suarez arrin marrëveshje me klubin e ri

Luis Suarez së shpejti do të bëhet me klub të ri.

Ish sulmuesi i Barcelonës do të transferohet te klubi brazilian Gremio, transmeton IndeksOnline.

Gazetari Cesar Luis Merlo ka raportuar se tashmë është arritur marrëveshja verbale mes palëve.

Ai gjithashtu bëri të ditur se përfaqësuesit e klubit dhe futbollisti tani po punojnë për të finalizuar marrëveshjen e diskutuar.

Suarez thuhet se do të jetë më i paguari në klub, teksa ai do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Suarez gjatë karrieres së tij ka luajtuer edhe për klubet si Ajax, Liverpul e Atletico Madrid, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Uruguai ku edhe enisi karrierën, Nacional./IndeksOnline/