Zyrtare: Zekirija Ramadani largohet nga Gjilani

Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani ka dhënë dorëheqje nga klubi i Gjilanit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai tregoi edhe shkaqet që dërguan deri në marrjen e këtij vendimi.
“Mirupafshim S.C.GJILANI Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub. Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falenderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaqërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”, ka shkruar ai.