75 Mall Live Search
23:49 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / C E

Klasi nuk vdes kurrë, shihni golin e pamundur të Pirlos në stërvitje me klubin turk

Andrea Pirlo ka qenë një nga yjet më të shndritshëm të futbollit të botëror për shumë vite.

Ai ka dhuruar magji me fanellën e skuadrave si Milani e Juventusi dhe nofka ”Maestro” iu dha sepse ai bënte të dukej e thjeshtë edhe diçka që në fakt ishte shumë e vështirë për t’u realizuar.

Këtë ai vazhdon ta tregojë edhe sot, që është një trajner në Turqi te klubi i Karagymryk.

Klubi ka postuar në rrjetet sociale një moment kur Pirlo ka realizuar një gol të pamundur, duke gjuajtur topin nga shumë pas portës, por duke i dhënë një rrotullim të tillë që e dërgonte sferën në rrjetë.

Leksione që do u duhen futbollistëve të skuadrës së tij, e cila gjendet aktualisht në vendin e 17 në renditjen e kampionatit turk dhe rrezikon rënien.