U shpall Futbollisti i Vitit nga FFK-ja, reagon Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mbrëm është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës, në ceremoninë e FFK-së, për Laureatet e vitit.
Pasi fitoi çmimin “Fadil Vokrri” që i ndahet më të mirit, sulmuesi i Mallorcas ka reaguar me një postim në rrjetin social Instagram, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se ndihet i lumtur dhe krenar për këtë çmim dhe se do do të punoj edhe më shumë në të ardhmen.
”Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam përzgjedhur si “Futbollisti i Vitit” për herë të 2-të në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e Vitit”. Në çdo aspekt të karrierës sime do të punoj më shumë çdo ditë për të nderuar vendin tim dhe sportistët e rinj që më idhullojnë. Faleminderit shumë,ju dua!”, ka shkruar Muriqi./IndeksOnline/