75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 26 Dhjetor 2022 / AR

Gara për trajnerin e ri të Kombëtares mes 2 emrave të futbollit

Kombëtarja shqiptare vijon të mbetet ende pa trajner, por puna në Federatën Shqiptare të Futbollit vijon, teksa burimet bëjnë me dije se drejtuesi i ardhshëm nuk do të jetë italian.

Ndër të tjera, Euronews Albania mëson se ky pozicion do të ndahet mes dy emrave, atij të Esteban Kambiaso dhe Reinaldo Rueda.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të parë një trajner shqiptar në krye të pankinës, kjo tezë gjithashtu hidhet poshtë. Kritikat ndaj qeverisë së futbollit në vend kanë qenë të tillë, ku kërkohet një trajner që e njeh mirë gjuhën, vendin dhe ka dëshirën e madhe për të çuar skuadrën përpara. As këtë herë, kjo dëshirë nuk do të përmbushet.

Por kush është Reinaldo Rueda?

Rueda është 65-vjeçar dhe ka një karrierë të ngjeshur në trajnim, afro 3 dekada. Skuadra e fundit e drejtuar prej tij është ajo e vendlindjes, Kolumbia, ndërsa ka qenë trajner i Kilit apo Ekuadorit.

Në anën tjetër Esteban Kambiaso ish-lojtar i Interit, Realit te Madridit, Leisterit, por ende pa një eksperiencë të mirëfilltë si trajner. 42-vjeçari ka qenë ka qenë ndihmës trajner tek skuadra e Kolumbisë.