75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Përfundon pjesa e parë me Chelseat dhe Bournemouthit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Chelseat dhe Bournemouthit, ku nikoqirët hyjnë drejt zhveshtores me epërsi solide.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea po avancon me rezultat 2:0 kundër Bournemouthit.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Kai Havertz, i cili kalon skuadrën e Graham Potter në epërsi prej 1:0 në minutën e 16’.

Ndërkaq, epërsinë e Chelseat e thelloi Mason Mount, i cili në minutën e 24’ të ndeshjes shënon për 2:0.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2:0 në favor të Chelseat.