75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / AR

Rita Ora arrin miliarda klikime në Spotify

Rita Ora është  një nga artistet më të dëgjuara të pop-muzikës.

Ajo ka arritur që me kalimin e viteve të shënonte shifra të larta dëgjimesh edhe në platformat moderne të muzikës si: iTunes, Spotify, Apple Music, Shazam e të tjera. Madje, vetëm në Spotify ajo ka arritur mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej fansave të faqes së këngëtares, e cila shkruante: “Rita Ora ka arritur 6.1 miliardë dëgjime në Spotify falë të gjitha këngëve të saj”.

Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory edhe nga vet Rita.