KFOR monitoron situatën me helikopter (Video)

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që kishte dje me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ka thënë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes, kjo ende nuk ka ndodhur.
Përveç hapjes së kufirit në Merdare, barrikadat në rrugët e veriut vazhdojnë të jenë prezente.
KFOR është duke përcjell nga afër situatën, madje tani ka aktivizuar edhe helikopterët.
Barrikada kryesore e vendosur në Ruadre vazhdon të mbetet e njëjtë ndërsa në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut, mëngjesin e sotëm janë djegur dy kamionë, të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë./IndeksOnline/