“Anonymous” kërcënojnë Vuçiqin: Nuk falim, na prisni

- Një grup ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka kërcënuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në Tëitter me flamurin e Ukrainës, ata flasin për ngjarjet e fundit në Kosovë derisa e paralajmërojnë hapur presidentin e Serbisë.
Ky është mesazhi në videon e Anonymus:
Përshëndetje qytetarë të botës, ky është mesazhi i Anonymous për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kemi vërejtur se tensionet dhe provokimet luftarake në veri të Kosovës nga grupet kriminale serbe po tentojnë të provokojnë konflikt të armatosur.
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) December 29, 2022
"#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don't stop your dangerous actions in #Kosovo." pic.twitter.com/dNOqfmhIdn
Presidenti autokratik serb Aleksandar Vuçiq, një kukull e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, por dihet se përpjekjet e tij do të jenë vetëvrasëse për të.
Në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte dhe është ende i vetmi vend që deklaroi zyrtarisht një aleancë me Rusinë, duke hedhur poshtë thirrjet e vazhdueshme nga Perëndimi për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Dhe jo vetëm kaq, por Vuçiq, kukulla e Putinit, tregoi edhe një herë zellin e tij luftarak, si shkatërrues i stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës duke folur për kthimin e forcave serbe në Kosovë, patrullimet në zonën kufitare, të gjendjes së jashtëzakonshme që ai vetë e krijon, si justifikim për të shmangur thelbin e problemit: “Lidhja e Serbisë me botën demokratike”.
Nxitja e dhunës, sulmet ndaj gazetarëve, sulmet ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, si dhe vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së qeverisë suaj për krijimin e një gjendje tensioni dhe duke e mbajtur Kosovën dhe rajonin peng të retorikës së së kaluarës. Por ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtij terrori. Përgjigja jonë kolektive do të jetë vendimtare dhe e menjëhershme. Anonymous nuk është një grup i vogël njerëzish të pafuqishëm për t’u injoruar. Ne jemi një kolektiv i organizuar dhe aktiv globalisht i njerëzve me mendje të njëjtë dhe nëse nuk i ndaloni veprimet tuaja të rrezikshme në Kosovë, mesazhi ynë do të jetë i qartë.
Populli i Kosovës nuk është pa mbështetje. Ne jemi Anonymus. Ne jemi legjion. Ne nuk falim. Nuk harrojmë. Na prisni.