Këto janë fjalët e para të Ronaldos pas transferimit në Al Nassr

Skuadra arabe, Al Nassr, ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Cristiano Ronaldo.
Portugezi ka nënshkruar një kontrat deri në vitin 2025, ku pritet të fitoj rreth 200 milionë euro në vit, shkruan IndkesOnline.
Pas zyrtarizimit, Ronaldo tha se është i emocionuar me këtë transferim dhe se vizioni i Al Nassr është shumë frymëzues.
“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë tjetër dhe një vend tjetër, vizioni që Al Nassr ka është shumë frymëzues”, tha fillimisht Ronaldo.
Portugezi shtoi se mezi pret të bashkohet me shokët e skuadrës dhe për ta ndihmuar klubin drejt sukseseve.
“Jam shumë i emocionuar për t’iu bashkuar shokëve të mi të skuadrës, dhe për të ndihmuar ekipin për të arritur më shumë sukses”, deklaroi CR7./IndeksOnline/