Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë teste negative të COVID-it për ata që vijnë nga Kina

Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë teste negative të COVID-it për ata që vijnë nga Kina 31.12.2022 00:40Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se pasagjerët që mbërrijnë nga Kina do të kenë nevojë për një test negativ COVID-19 pas rritjes së infeksioneve në Kinë.
“Duke filluar nga 5 janari, udhëtarët kinezë do të duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19 të kryer jo më shumë se dy ditë para nisjes”, tha në një deklaratë Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar.Masa vjen pasi dyshimet mbi transparencën e të dhënave zyrtare nga Pekini ngritën shqetësime për një valë infeksionesh, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se linjave ajrore do t’u kërkohet të kontrollojnë të gjithë pasagjerët nga Kina për teste dhe pasagjerët nuk do të lejohen të udhëtojnë pa dhënë prova të një rezultati negativ të testit.Mbretëria e Bashkuar i bashkohet vendeve të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Indinë, për të vendosur teste për COVID-19 për udhëtarët nga Kina. Kështu e kanë bërë edhe Franca, Koreja e Jugut dhe Spanja.