75 Mall Live Search
11:25 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Messi dhe Ronaldo mund të përballen mes vete në janar

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë në dy kontinente të ndryshme në vitin 2023 për herë të parë që kur bënë debutimin e tyre profesional te Barcelona dhe Sporting Lisbona në fillim të mijëvjeçarit.

Sidoqoftë, dy nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit mund të takohen në muajin janar të vitit 2023.

Sipas Achraf Ben Ayad, Paris Saint-Germaini do të luajë një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite, kundër një ekipi të kombinuar me futbollistët e Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Ndeshja thuhet se është e caktuar për t’u zhvilluar më 19 janar.

Kësisoj, mund të shohim edhe njëherë dhe mbase për herën e fundit, një përballje mes Messit dhe Ronaldos.